Ish bashkëshorti i Mel B thotë se ajo është e varur nga droga

Mediale Vip

Ish bashkëshorti i Mel B thotë se ajo është e varur nga droga

Më: 9 mars 2018 Në ora: 08:35
Mel B dhe Stephen Belafonte

Ish bashkëshorti i Mel B ka drejtuar akuza të rënda drejt saj, duke thënë se është e varur nga droga dhe alkooli.

Stephen Belafonte ka thënë se Mel B është pranuar në spital disa herë për overdozë dhe se për lëndime që ka marrë si pasojë e gjendjes së saj ka thënë se janë shkaktuar nga dhuna në familje.

Belafonte ka dorëzuar dokumentet ligjore për të drejta të vizitës së vajzës së Mel B, Angel, babai biologjik i së cilës është Eddie Murphy. Ai ka qenë i pranishëm qysh nga lindja e Angel dhe ka thënë se Mel B po i përdorë akuzat për dhunë në familje për ta kthyer vajzën kundër tij.

Ai gjithashtu ka deklaruar se i kishte dërguar mesazhe trapistit të Mel B që t’i ndërprente medikamentet për të, ngaqë frikësohej se do kishin efekt negative tek Mel B.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat