Rita Ora e merr seriozisht palestrën, dëshiron një trup perfekt si Jennifer Lopez

Mediale Vip

Rita Ora e merr seriozisht palestrën, dëshiron një trup perfekt si Jennifer Lopez

Më: 8 mars 2018 Në ora: 17:43
Rita Ora

Ditën e sotme këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora me postimet e saj në “Instagram”, ka treguar momente gjatë stërvitjes në palestër.

Si thuajse të gjithë VIP-at në mbarë botën, edhe Rita e dashuron faktin që të ketë një trup të tonifikuar dhe të mbajë në formë linjat e saj trupore.

Por këngëtarja me famë botërore ka edhe një motiv të fortë e një shembull për të ndjekur. Inspirimi i saj është pikërisht një nga femrat më seksi latine, diva Jennifer Lopez.

 

Today’s pre show warm-up ????????????

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

“Duke shkuar me vrap në palestër, J-LO inspirimi im” , ka shkruar Rita bashkangjitur fotos së Jennifer Lopez postuar në “Instastorie” me veshje që i nxjerrin mjaft mirë në pah muskujt dhe barkun e tonifikuar.

Gjithashtu ajo ka postuar një video ku duket në palestër: “JLo kjo është e gjitha për ty zemër”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat