Ashton Kutcher dhe Mila Kunis “kërcënojnë” fëmijët e tyre

Mediale Vip

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis “kërcënojnë” fëmijët e tyre

Më: 8 mars 2018 Në ora: 13:57
Ashton Kutcher dhe Mila Kunis

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis janë një nga çiftet më të pasura anë Hollywood, e pavarësisht kësaj duket se fëmijët e tyre do të mbeten të “varfër” nëse nuk vendosin të punojnë.

Ka qëne vete Ashton dhe partnerja e tij, Mila, të cilët gjatë një interviste kanë theksuar se fëmijët e tyre do të duhet tia dalin vetë në jetë, pasi ata kanë menduar të mos u lënë asnjë trashëgimi.: “Nuk ka para për fëmijët tanë, ata do të duhet tia dalin vetë!”

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, janë prindër të dy fëmijëve të vegjël, dhe duket se që tani ata u kanë dhënë këshilla atyre duke theksuar faktin se kur të rriten nuk mund të mbështeten tek fati i të qënit bijtë e tyre dhe se do të duhet tia dalin vetë!

Kjo pasi babai dhe mamaja e tyre nuk kanë ndërmend t’i lënë ata të trashëgojnë ndonjë trashëgimi të tyre, të cilat do të shkojnë të gjitha për bamirësi.

“Kur ne vdesim paratë tona do të jepen për bamirësi.”

Pasuria e çiftit të Hollywood duket se arrin në mbi 300 milionë dollarë, nga të cilat të dy foshnjat nuk do të marrin asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat