Njihuni me vajzën e Vaçe Zelës, një kopje e së ëmës

Mediale Vip

Njihuni me vajzën e Vaçe Zelës, një kopje e së ëmës

Më: 7 mars 2018 Në ora: 10:31
Irma-vajza e Vaçe Zelë

Ajo ka qenë dhe mbetet ikona e muzikës shqiptare që me ndarjen e saj nga jeta në 6 shkurt të vitit 2016, la pas një pasuri të vyer artistike, por edhe familjen e saj të përbërë nga bashkëshorti Pjetër Rodiqi dhe vajza Irma.
Kjo e fundit ka zgjedhur të ketë një profil aspak publik dhe pa lidhje me botën e artit, edhe pse ka një ngjashmëri fizike të jashtëzakonshme me nënën e saj.
Bjonde me sy blu, vajza e Vaçes aktualisht jeton dhe punon në “Institutin e Statistikave” në Zvicër.
Në një intervistë për Irma ka treguar se përveç ngjyrës së syve nga e ëma ka trashëguar edhe virtytet.
“Ajo ka qenë dhe mbetet gjëja më e shtrenjtë, dhurata më e madhe e jetës sime. Ishte jo vetëm një nënë ideale, një grua e sakrificës, por edhe shoqja ime më e mirë. Ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet për sa kohë të jetoj. Amaneti i saj ishte të prehej në atdhe, ndërsa brenga e vetme ishte që nuk mundi të vinte dhe një herë në Shqipërinë e saj të dashur. Rronte me atë ëndërr që për fat të keq ngeli e tillë”- ka treguar Irma.
Vaçe Zela i kaloi vitet e fundit të jetës në Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat