Nuset e familjes mbretërore bëjnë daljen e parë publike, ja si duken pranë njëra-tjetrës

Mediale Vip

Nuset e familjes mbretërore bëjnë daljen e parë publike, ja si duken pranë njëra-tjetrës

Më: 2 mars 2018 Në ora: 08:28
Meghan Markle dhe Kate Middleton

Meghan Markle dhe Kate Middleton janë dy kunatat më të famshme në botë. Të dyja janë shfaqur për herë të parë bashkë në publik.

Meghan dhe Dukesha Kate ishin të shoqëruara nga partnerët e tyre Princi Harry dhe Princi William për inaugurimin e Forumit të Fondacionit Mbretëror në Londër.

Sipas mediave ndërkombëtare, katërshja mbretërore u shfaq në skenë ku diskutuan mbi fondacionin, një organizatë bamirësie që është krijuar nga Harry, William dhe Kate, por që shumë shpejt do t’i bashkohet edhe nusja e ardhshme Meghan.

Gjatë eventit, ata folën për projektet e tyre aktuale dhe planet që kanë bërë për të ardhmen.

Ndërsa dy princat mbanin veshur kostume të zeza, Meghan zgjodhi një fustan blu me rrip në mes ndërsa dukesha një fustan lelja që i tregonte barkun e rrumbullakosur.

Ngjarja shënon për herë të parë që ato të katër (sidomos Meghan dhe Kate) janë fotografuar së bashku, pas daljes së tyre në Ditën e Krishtlindjes për një shërbim të kishës me Mbretëreshën.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat