U fut gabimisht në shtëpinë e Melania Trump, këngëtari shqiptar në telashe

Mediale Vip

U fut gabimisht në shtëpinë e Melania Trump, këngëtari shqiptar në telashe

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 16:56
Melania Trump

Shumica prej nesh ndoshta kanë dëshirë që ta shikojnë një herë të vetme bashkëshorten e presidentit të Amerikës, Donald Trump. Nuk ndodh përditë që mund ta takosh rastësisht Zonjën e Parë. Epo një këngëtar i njohur shqiptar, për shkak të një ngatërrese e ka parë një herë live Melania Trump.

Në një intervistë për “Prive”, Seven Saraçi, ka treguar se rastësisht me 3 miqtë e tij, kanë parë Zonjën Trump.

Image

 

“Unë bashkë me tre miq të mi kemi shkuar të takojmë një shok në “Trump Tower”. Ai banonte në katin e 54 por ne e ngatërruam katin duke u ngjitur në katin e 55 ku ishte shtëpia e Melania Trump. Kemi hapur derën dhe na ka dalë bashkëshortja e Trump bashkë me sigurimin të cilët shkaktuan një rrëmujë derisa u sqarua ngjarja”,- ka rrëfyer Saraçi. Kjo ngatërresë bëri që ata ta takojnë Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat