Katy Perry tallet me pamjen e Kim Kardashian 20 vjet më parë

Mediale Vip

Katy Perry tallet me pamjen e Kim Kardashian 20 vjet më parë

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 07:28
Kim Kardashian dhe Katy Perry

Kim Kardashian dhe Katy Perry, janë aq mikesha, sa këngëtarja bën shaka publikisht me fashionisten në Instagram duke e ironizuar atë, siç bëjnë shoqet.

Në foton e Kris Jenner të vitit 1997 me fëmijët e saj, Perry ka bërë një koment pikant për Kim.

Kylie Jenner e postoi atë foto të enjten e kaluar, më datë 13.

Kim Kardashian u ankua për pamjen. "Dukem shumë keq! Isha e fiksuar me Drew Barrymore dhe vetullat e saj të holla! Dhe zbulova pluhurin e syve me shkëlqim bronz", shkruante ajo në koment. Në këtë kohë, Perry, e cila duhet ta ketë parë komentin e Kardashian u shfaq me këtë koment të madh. "Kim të na e tregojë si e ka realizuar atë look në makeup tutorial."

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat