Lawrence nuk mendon se Kim Kardashian e konsideron shoqe

Mediale Vip

Lawrence nuk mendon se Kim Kardashian e konsideron shoqe

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 22:39
Jennifer Lawrence

Jennifer Lawrence mendon se shoqëria e saj me Kim Kardashian është e njëanshme dhe se pjesëtarja e klanit Kardashian/Jenner nuk e konsideron shoqe aktoren.   

Në nëntorin e kaluar, aktorja 27-vjeçare bëri rolin e prezantueses duke e intervistuar bukuroshen 37-vjeçare në emisionin Jimmy Kimmel Live! dhe dukej se ato kishin shoqëri të mirë.

Jennifer kishte treguar se është shoqëruar në të kaluarën me Kim dhe nënën e saj duke rrëfyer momentin kur ishte dehur dhe ishte zhveshur në shtëpinë e Kris Jenner.

“Mbaj mend kur jam zhveshur në banjën e nënës tënde dhe të kam kërkuar të më veshës. Dhe ti më veshe për mrekulli. Dukesha fantastike”, Lawrence i kishte thënë me shaka Kimit në emision.

Megjithatë, derisa aktorja e konsideron Kardashianin si një prej shoqeve të ngushta, ajo nuk mendon se edhe 37-vjeçarja ndihet njësoj.

“Nuk e di se a do të më thërriste shoqe. Është me gjasë shoqëri e njëanshme”, ka thënë Jennifer.

Përkundër kësaj, 27-vjeçarja ka vazhduar t’i japë lëvdata Kimit duke thënë se ishte entuziazmuar shumë gjatë shoqërimit me të dhe familjen e saj.

“Janë të mençura, me këmbë në tokë, normale dhe shumë argëtuese. Janë shumë të këndshme, të afërta, besnike ndaj njëra-tjetrës… Ato kanë qenë shumë të dashura me mua”, janë fjalët e Lawrence. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat