“Wanda ia ofroi Icardi-n motrës së saj para se…”

Mediale Vip

“Wanda ia ofroi Icardi-n motrës së saj para se…”

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 10:06
Wanda Nara

Wanda Nara dhe Maxi Lopez janë ndarë në nëtorin e 2013-ës. Lidhja me Mauro Icardi-n ka nisur me disa mesazhe në rrejtet sociale, që ndjekësit më të vëmendshëm i kishin vënë re menjëherë. Pesë vite pas fillimit të asaj historie dashurie, programi argjentinas “El Tratamiento” ka intervistuar Kenny Palacios, parrukierin e Wanda Nara, që ka zbuluar si ka filluar historia e tyre:

“Wanda erdhi në Argjentinë. Të gjithë flisnin për ndarjen e saj. Ma tregoi në fotografi (Mauron), unë e kisha njohur kur kam bërë një punë në Brazil dhe më ka pyetur se çfarë mendoja. Wanda i ka prezantuar vajza të ndryshme Mauro-s para se të niste lidhja e tyre. Ia ka prezantuar edhe Zaira-s (motra e Wanda-s), është e vërtetë, por ajo nuk ishte e interesuar, nuk i pëlqente. Ata ishin miq dhe Wanda donte t’i gjente një të fejuar”.

Por miqësia u transformua në diçka tjetër: “Kur një grua kalon një moment të keq dhe ka një mik që e mbështet apo e ndihmon me fëmijët… Ajo ishte vetëm në atë moment”, ka thënë Palacios. Edhe pse Mauro ka shkruar në librin e tij se ka qenë Wanda ajo që ka bërë hapin e parë, Palacios ka zbuluar:

“Wanda ka ardhur në Buenos Aires për të kaluar momentin e ndarjes dhe dy ditë më vonë ka ardhur Mauro, në mënyrë të papritur. Ka marrë një avion dhe ka ardhur për 24 orë. Kemi shkuar në fermë për t’ju shmangur shtypit dhe ajo filloi të fliste për Mauro-n, më ka treguar fotografitë, ma ka prezantuar. Mendonte se ishte e dashuruar dhe nuk i interesonte ajo që mendonin të tjerët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat