Plisat mundohen t'i pajtojnë Faton Shoshin me Bluntin dhe Real 1’in

Mediale Vip

Plisat mundohen t'i pajtojnë Faton Shoshin me Bluntin dhe Real 1’in

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 08:06
Faton Shoshi dhe Albert Kastrati

Përleshja verbale në mes të Blunt dhe Real 1 mes Faton Shoshit dhe Red Box Entertainment mund të përfundoi në paqe

Para orës 10 lideri i plisave Albert Kastrati, i cili është mik i fëmijërisë së Faton Shoshit dhe e cilëson atë si njërin prej menaxherëve më të mirë - dhe i cili është po ashtu mik i Blunt dhe Real 1, ka intervenuar që të ndërprenë përleshjen me fjalë dhe nëpër video të filluar nga Blunt dhe Real 1 me Fatonin dhe RedBox Entertainment.

E tërë kjo kishte filluar pas këngës se Blunt dhe Real 1 “Qika jeme”, një këngë e cila është një “diss” kundër Era Istrefit, por që tanimë nuk është në menaxhim të Fatonit.

Pas kësaj, Blunt kishte sulmuar Ledri Vulën duke postuar nëpër rrjete sociale video të ndryshme ku edhe fyhet Ledri, RedBox Entertainment dhe Gjiko.

Por, duket se ndikimi i Albert Kastratit të Plisave ka bërë që tashmë palët të pajtohen dhe të lënë problemet anash.

Në njëfarë forme edhe DJ Blunt dhe Real 1 e ka konfirmuar se nuk kanë më “ferrka” me Faton Shoshin dhe RedBox Entertainment, e në të cilën video paraqitet edhe lideri i Plisave Albert Kastrati.

Mësohet se Zhita apo si njihet në publik si Real 1 e ka lajmëruar në polici Fatonin pasi ai kishte publikuar një video afër hyrjes se banesës së tij.

Nuk dihet a do ta largojë padinë ndaj Fatonit tani Zhita.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat