Habit Pirro Çako: Ky artist është xheloz për jetë time si beqar!

Mediale Vip

Habit Pirro Çako: Ky artist është xheloz për jetë time si beqar!

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 07:44
Pirro Çako

Ai është një ndër kantautorët më të talentuar shqiptarë, muzika e të cilit spikat dhe ka një identitet më vete.

Bëhet fjalë për Pirro Çakon, i cili sot ishte i ftuar në studion “Rudina”, në Tv Klan, ku përveç jetës profesionale foli edhe për jetën private.

Përmes një videomesazhi këngëtarja Rovena Dilo sfidoi “live” Çakon teksa i kërkoi të bashkëpunonin sërish për një rikthim në skenë të të dyve.

Ndërkohë Gjergj Leka i kërkoi live të fokusohet tek jeta private. “Muzika shqiptare fitoi Pirro, tashmë s’të mbetet gjë tjetër veçse të gjesh shoqen”, tha Leka në videomesazhin e tij.

Menjëherë pas videomesazhit të këngëtarëve, Çako u shpreh i hapur për bashkëpunim me Dilon teksa shtoi se Leka është xheloz për të ndaj edhe i kërkon të bëhet çift.

Ata janë dy artistë shumë të rëndësishëm në karrierën time. Gjergj Leka më futi në histori sërish në 88-ën pasi kënga ime u la, sepse Parashqevia nuk e pëlqente më dhe ai e bëri këngën për gjithë natën. Ai ka shtyrë gjithnjë përpara talentet e rinj. Gjergji tani është xheloz që nuk është vetëm dhe më kërkon të bëhem çift. Unë e di tashmë çfarë është, e kam prekur këtë gjë. Por nëse do të vijë bukur pse jo. Por unë nuk po sforcohem për të qenë çift. Mua ma solli jeta që të mos vazhdoja, por kam lënë 30 vite aty. Në këtë moment jam stop. S’po e bëj me qëllim, ndaj edhe Gjergjit i them: Je xheloz.

Ndërkohë Rovena ishte nën vrojtimin tim në ato vite kur ne kemi bashkëpunuar. Unë e takova në lokalin e saj, kisha vite që nuk shkruaja dhe kisha frikë të dilja vetëm. Kisha parë një këngë të saj dhe në ëndrrat e mia doja të bëja një këngë me të. E takova dhe më tha: “Do më bësh një këngë? Unë pëlqej shumë penën tënde”.

Përgjigja ime për sfidën e saj është po. Unë nuk them asnjëherë jo, dera e shtëpisë time është e hapur. Kur isha më i ri kisha qejf të dilja, tashmë kam qejf të kompozoj”, tha Çako.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat