Shtatzëna Eva Longoria pozon plot elegancë…dhe patate të skuqura

Mediale Vip

Shtatzëna Eva Longoria pozon plot elegancë…dhe patate të skuqura

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 06:50
Eva Longoria

Eva Longoria duket e shpërqendruar ditëve të fundit.

Kjo padyshim se është e kuptueshme pasi aktorja është shtatzënë me fëmiun e saj të parë.

Ajo po pret një djalë që qysh tani duket se ka qejfet e veta.

Në një fotografi që aktorja e postoi në rrjetin social Instagram ka treguar se derisa ajo po pozonte pranë një pishine për një fotosesion plot glamur, afër kishte edhe një pjatë me patatet e skuqura.

“Kur je duke realizuar një fotosesion por bebi dëshiron t’i ketë afër patatet e skuqura. E premte e lumtur”, ka shkruar ylli i “Desperate Housewives”.

Qysh prej kur u bë publik lajmi se Longoria dhe bashkëshorti i saj Jose “Pepe” Baston janë në pritje të një fëmije, aktorja ka përdorur rrjetet sociale për t’i informuar fansat e saj për udhëtimin e saj të “ëmbël”.

 

I really hope so ???????? Happy Tuesday!!!

A post shared by Eva Longoria Baston (@evalongoria) on

Në një postim të lezetshëm ditë më parë, aktorja shihet duke mbajtur një bluzë afër barkut të saj të fryrë ku shkruan “Më pëlqen të mendoj se edhe verës i mungoj unë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat