Shamia e Rita Orës arrin në duart e Mihrije Brahës

Mediale Vip

Shamia e Rita Orës arrin në duart e Mihrije Brahës

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 23:12
Rita Ora/ Mihrije Braha

17 shkurti 2018 është datë që do të gjatë në mendje të të gjithëve.

Kjo ngase, me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, performoi këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora.

Në kuadër të performancës madhështore që mbajti në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës, këngëtarja kishte bërë edhe një befasi për publikun shqiptar.

Ajo ka kërcyer nën ritmet e “Shotës”, moment ky që elektrozoi gjithë publikun, derisa me shami në dorë kërcente bashkë me vallëtarët që i kishte me vete.

Në një moment, Rita ka gjuajtur shaminë të cilën e kishte pritur një djalosh me emrin, Altini, ndërsa përmes rrjeteve sociale këngëtarja Mihrije Braha ka bërë të ditur se shamia tashmë ka arritur në duart e saj.

“Shamin e Rita Ores e mori Altini e unë ja mora Altinit…M B”, ka shkruar ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat