Përveç Dua Lipës, më 10 gusht në Prishtinë vjen edhe një yll me famë botërore

Mediale Vip

Përveç Dua Lipës, më 10 gusht në Prishtinë vjen edhe një yll me famë botërore

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 18:20
Dua Lipa

Disa orë më parë, këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa ka konfirmuar mbajtjen e koncertit në Prishtinë.

Ajo vjen në Kosovë me datë 10 gusht, ku do të këndojë në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.

Lajmi për koncertin e saj në Prishtinë tashmë ka marrë gjithë vëmendjen, por përveç saj edhe një tjetër yll shqiptar me famë botërore ka konfimuar se do të performojë në të njëjtën datë.

Bëhet fjalë për Albert Stanaj, i njohur për publikun si Stanaj, i cili është artist që po shënon shumë suksese në tregun e huaj.

“Hey @dualipa , nuk më pritet që të të bashkohem në Kosovë për festivalin e muzikës “Sunny Hill”!! I ngazëllyer të performojë për herë të parë në Kosovë! Detaje të tjera po vijnë…Faleminderit @dukagjinlipa ! Shihemi atje njerëz!  [????????]   [????????]  #SunnyHillFestival“, ka shkruar Stanaj në llogarinë e tij në Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat