Stanaj i bashkohet Dua Lipës në koncertin në Prishtinë

Mediale Vip

Stanaj i bashkohet Dua Lipës në koncertin në Prishtinë

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 17:42
Albert Stanaj dhe Dua Lipa

Përveç këngëtares Dua Lipa në festivalin e muzikës “Sunny Hill” do të performojë edhe këngëtari Albert Stanaj.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtari përmes rrjeteve sociale.

Këngëtari nga Shqipëria ka thënë se nuk i pritet që të bashkohet me Dua Lipën për të performuar në Kosovë, që do të jetë performanca e tij e parë në Kosovë.

“Hej Dua Lipa, nuk më pritet që të të bashkohem në Kosovë në festivalin e muzikës ‘Sunny Hill’. I emocionuar që të performoj për herë të parë në Kosovë. Detaje të tjera së shpejti, shihemi”, ka shkruar Stanaj.

Ata do të performojnë në Prishtinë më 10 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat