Alban Skënderaj fillon provat për koncert

Mediale Vip

Alban Skënderaj fillon provat për koncert

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 17:39
Alban Skënderaj

Këngëtari Alban Skënderaj tashmë e ka bërë publike datën e koncertit që do të mbahet në Tiranë.

Ai përmes rrjeteve sociale kishte bërë të ditur se koncertin do ta mbajë në tri ditë radhazi.

Më 2, 3 dhe 4 mars, këngëtari mban koncertin me titull “Hapësira e një ëndrre”, që mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Përmes rrjeteve sociale, Albani ka bërë të ditur se tashmë ka filluar të mbajë provat e koncertit, ku shihet se është i angazhuar një ekip i madh për perfeksionimin në detaje të organizimit të tij.

“Bëhuni gati, 2, 3, 4 mars”, ka shkruar ai mbi një vide ku shihet orkestra me instrumente në duar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat