Moderatorja rrëfen si donin ta zhvishnin tifozët në stadium: Hiqe, hiqe

Mediale Vip

Moderatorja rrëfen si donin ta zhvishnin tifozët në stadium: Hiqe, hiqe

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 21:30
Hygerta Sako

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Hygerta Sako është shprehur se në Shqipëri ekziston ende paragjykimi që femrat nuk mund të flasin për futboll.

“Ekziston paragjykimi që femrat nuk japin dot mend për futboll, por ne bëjmë gazetari dhe nuk japim mend, pasi nuk jemi specialiste futbolli. Paragjykimit nuk do t’i shpëtojmë kurrë, aq më tepër që imazhin e bukur e lidhin me budallallëkun”, u shpreh Sako teksa ishte e ftuar te “Pasdite në Top Channel”.

Moderatorja tregoi edhe një histori kur teksa raportonte ndeshjen Tirana-Partizani ishte vënë në siklet pasi tifozët i kërkonin të hiqte xhupin.

“Kisha veshur pantallona, bluzë të zezë dhe një xhup të kuq. Që përpara se të merresha me gazetari sportive njihesha si tifoze e Partizanit dhe prej kësaj tifozët Tironës bërtisnin me të madhe ‘Hiqe, hiqe’, e kishin fjalën për xhupin e kuq. Donin të më zhvishnin, por në fakt unë e kisha veshur se më shkon e kuqja jo për të bërë tifozen”, rrëfeu Hygerta Sako.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat