Dua Lipa me motrën e vëllain në skenë: Ëndrrat mu bënë realitet

Mediale Vip

Dua Lipa me motrën e vëllain në skenë: Ëndrrat mu bënë realitet

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 23:11
Dua Lipa

Pas marrjes se çmimit të saj të dytë, këngëtarja Dua Lipa gjatë fjalimit të saj ka thënë se ëndrrat e saj janë bërë realitet

“Ju, m’i bëtë ëndrrat realitet”, ka thënë Dua.

Këngëtarja kosovare është e nominuar në pesë kategori.

Nga tri që janë prezantuar deri me tani, Dua ka fituar dy çmime, atë për “artisten më të mirë femër britanike” dhe “debutuesja më e mirë”, por nuk ka arritur që të fitojë çmimin për “këngën solo më të mirë britanike”.

Dua ka treguar edhe pse ka marrë motrën dhe vëllain e saj në skenë, Gjinin dhe Rinën.

“Arsyeja se pse i solla ata në skenë, është se në kohën kur bëja albumin ju thosha se duhet të besojnë në magji, ajo ndodhi”, ka thënë Dua. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat