Mesazhi i fuqishëm i Dua Lipës kur mori çmimin “këngëtarja më e mirë” në Britani

Mediale Vip

Mesazhi i fuqishëm i Dua Lipës kur mori çmimin “këngëtarja më e mirë” në Britani

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 21:59
Dua Lipa

Këngëtarja nga Prishtina, Dua Lipa ka fituar çmimin “këngëtarja më e mirë” në Britani, në ceremoninë  e ndarjes së çmimeve më prestigjioze në fushën e muzikës në Britani.

Ajo ka qenë e nominuar me Kate Tempest, Jessie Ware, Laura Marling dhe Paloma Faith, teksa në skenë ka dhënë një mesazh të fuqishëm kur ka pranuar çmimin.

“Ky është një çmim i rëndësishëm për mua si femër në këto kohë të vështira për ne. Është tepër e rëndësishme që të ketë sa më shumë femra që do të ngjiten në këtë skenë. Sa më shumë femra në këtë skenë më shumë fuqi dhe dashuri në muzikë, e kësisoj edhe në botë”, ka thënë Dua Lipa, me të marrë çmimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat