Mënyra e çuditshme se si Ashton Kutcher e harroi Demi Moore

Mediale Vip

Mënyra e çuditshme se si Ashton Kutcher e harroi Demi Moore

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 20:35
Ashton Kutcher dhe Demi Moore

Si të tejkaloni ndarjen pas një kohe të gjatë në lidhje dashurie? Është një nga pyetjet më të vështira për të gjithë ata që kanë kaluar këtë fazë.

Por Ashton Kutcher ka treguar një mënyrë interesante se si e ka tejkaluar ai divorcin nga Demi Moore.

“Pak pasi u divorcova, shkova të rrija në bjeshkë për një javë, vetëm. Nuk haja e as nuk pija – thjesht ujë dhe çaj. Largova të gjithë laptopët, telefonat e mençur, gjithçka. Isha krejtësisht vetëm, andaj nuk kisha me kë të bisedoja. Kisha vetëm një fletore të vogël, një laps dhe ujë e çaj – për një javë të plotë”, ka thënë ai.

Të praktikuarit e Tai Chi ishte një mënyrë tjetër që aktori kishte zgjedhur për të tejkaluar këtë moment të vështirë në jetën e tij.

Ndërsa për të vazhduar para pas ndarjes nga Moore, Kutcher i shkroi letër secilës vajzë që ai kishte qenë në lidhje paraprakisht.

“Shkruva secilën lidhje të dashurisë që kisha pasur e ku ndihesha se ka mbetur diçka pa thënë, një pendesë ose çkado. I shkruva letër secilit person dhe në ditën e shtatë, i printova ato dhe i dërgova”, ka spjeguar ai.

Kutcher e ka quajtur këtë fazë pas divorcit në jetën e tij si shumë shpirtërore dhe në një mënyrë të mrekullueshme.

Divorci i Kutcher dhe Moore është finalizuar në muajin nëntor të vitit 2013, gati dy vjet pasi çifti kishin bërë publike se nuk ishin më bashkë.

Aktori është aktualisht i martuar me Mila Kunis, me të cilën kanë kurorëzuar dashurinë në muajin korrik të vitit 2015.

Çifti kanë dy fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat