Oprah dhuroi 500,000 dollarë për “March For Our Lives”

Mediale Vip

Oprah dhuroi 500,000 dollarë për “March For Our Lives”

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 16:00
Oprah Winfrey

Oprah Winfrey i qëndroi besnike reputacionit të saj si një nga figurat më humanitare të Hollywood, duke dhuruar 500,000 dollarë për lëvizjen “March For Our Lives”.

Fillimisht George dhe Amal Clooney kishin dhuruar shifrën e njëjtë për lëvizjen e të mbijetuarve të të shtënave të shkollës Parkland në Florida.

Kësaj iniciative i janë bashkuar edhe producenti Jeffrey Katzenberg dhe bashkëshortja e tij Marilyn, të cilët gjithashtu kanë dhuruar 500.000 dollarë.

Studentë, mësues dhe prindër do të organizojnë muajin e ardhshëm demonstratën “March For Our Lives”, për rritjen e kontrollit të armëve dhe masave të sigurisë nëpër shkolla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat