“Tradhtare” e Skerdit ndezi mbrëmë publikun në Prishtinë

Mediale Vip

“Tradhtare” e Skerdit ndezi mbrëmë publikun në Prishtinë

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 15:54
Skerdi

Dy muaj më parë, Skerdi, solli këngën e tij të re me titull “Tradhtare”.

Që në fillim, projekti mori mijëra pëlqime dhe komente pozitive në kanalin youtube dhe në rrjetet sociale.

Kjo këngë në kanalin e lartëpërmendur ka arritur të mbledhë afër 2.5 milionë klikime të cilat edhe vërtetojnë suksesin “Tradhtares” që u punua në studion RedBox Entertainmet.

 

A t’vyn mo pare ? ???? Last night ???? @redboxent

A post shared by S K E R D I (@skerdiago) on

Përveç klikimeve e pëlqimeve, Skerdi dokumentoi edhe njëherë suksesin e projektit me një koncert të mbajtur mbrëmë në një nga klubet më të mëdha të kryeqytetit, Zone Club.

Në një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram, shihet atmosfera e ndezur nga artisti me pikërisht këngën e fundit, e cila me sa dëgjohet është mësuar përmendësh nga fansat e tij.

Skerdi po punon për projektin e tij të radhës, i cili poashtu po punohet në RedBox, sipas tij, kënga së shpejti do të jetë gati për publikun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat