Çfarë bëri Rihanna para 10958 ditësh?

Mediale Vip

Çfarë bëri Rihanna para 10958 ditësh?

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 15:22
Rihanna

Këngëtarja e famshme botërore, Rihanna, të martën e kishte ditëlindjen. Më këtë rast ajo në rrjetin social Instagram i ka shkruar disa vargje falënderimi nënës së saj.

“Para 10958 ditësh, Monica Fenty u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë vajzën e saj të vetme! Sot është ditëlindja jote po aq sa është edhe e imja! Të dua mami! Faleminderit që më mbajte, që më linde, që më rrite, që më përkrahe, që më mësove dhe që më ke dashur pa kushte! Gruaja që unë jam sot, është fal gjithçkaje që ti je!

Falënderoj Zotin që të ka zgjedhur ty të jesh nëna ime, që e dërgoi shpirtin tim tek ty! Ti je më e mrekullueshme! Faleminderit!”, shkroi ajo në përshkrimin e fotografisë kur ishte fëmijë të postuar në këtë rrjet social.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat