A po bashkohen Jennifer Aniston dhe Brad Pitt?

Mediale Vip

A po bashkohen Jennifer Aniston dhe Brad Pitt?

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 23:53
Jennifer Aniston dhe Brad Pitt

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt kanë nisur sërish të komunikojnë me njëri-tjetrin.

Por duket se kjo nuk është aspak romantike pasi sipas një burimi të afërt me çiftin, ish-çifti i njohur i Hollivudit kanë nisur të flasin sërish por se nuk ka asgjë mes tyre, kur bëhet fjalë për lidhje dashurie.

Sipas këtij burimi, të dy aktorët kanë komunikuar mes vete disa herë gjatë muajve të kaluar por se asnjëherë nuk është përmendur për një ribashkim të mundshëm.

Aniston dhe Pitt kishin nisur komunikimin edhe pas ndarjes së Pitt dhe Angelina Jolie në muajin shtator të vitit 2016.

Megjithatë duket se Pitt nuk e dinte për ndarjen e ish-bashkëshortes me Justin Theroux.

Qysh nga momenti kur Aniston dhe Theroux u ndanë, nisën menjëherë thashethemet se një lidhje e mundshme mes aktores dhe ish-të dashurit të saj ishte e mundshme.

Aniston dhe Theroux shokuan kur javën e kaluar shpallën ndarjen e tyre pas dy vjetësh martesë dhe shtatë vjetësh lidhjeje.

“Për të shmangur spekulimet e mëtutjeshme, ne kemi vendosur që të bëjmë publike ndarjen tonë. Ky vendim është i dyanshëm dhe është marrë në fund të vitit të kaluar. Ne jemi miq të ngushtë të cilët kemi vendosur të ndajmë rrugët tona si çift  por të vazhdojmë të mbesim miq të mirë.

Mund ta bënim këtë privatisht por duke parë se industria e thashethemeve nuk mund të rezistojë të spekulojë dhe shpik, ne duam të themi të vërtetën.

Çfarëdo tjetër që thuhet për ne nuk vjen nga ne por nga fiksimet e dikujt tjeteër. Mbi të gjitha, ne jemi të vendosur të mbajmë respektin dhe dashurinë për njëri-tjetrin”, thuhet në deklaratën e ndarjes së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat