Poyraz dhe Ajshegyl bashkë edhe në jetën e përditshme

Mediale Vip

Poyraz dhe Ajshegyl bashkë edhe në jetën e përditshme

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 14:10
Poyraz dhe Ajshegyl

Si në serial ashtu edhe në jetën reale Aktorët e njohur të cilët luajnë rolin si Poyraz dhe Ajshegyl në serialin “Gjithçka për tim bir” i kemi parë si një çift të lumtur, megjithatë ata që nga viti 2014 edhe në jetën reale janë bashkë.

Ilker Kaleli është aktor turk 33 vjeçar i cili ka marrë çmimin “Golden Butterfly” si aktori më i mirë në vitin 2016 për rolin e tij në serialin “Gjithçka për tim bir”.

Ndërsa, partnerja e tij aktorja Burçin Terzioglu apo siç njihet si Ajshegyl është 37 vjeçare, ajo u nominua dhe është fituese e shumë çmimeve si një ndër aktoret më të suksesshme të kinematografisë turke.

Poyraz dhe Ajshegyl janë aktivë edhe në rrjetet sociale duke publikuar fotografi së bashku dhe duke ndarë momente interesante me ndjekësit e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat