Lawrence do të pushojë nga aktrimi që t’i përkushtohet luftës kundër korrupsionit

Mediale Vip

Lawrence do të pushojë nga aktrimi që t’i përkushtohet luftës kundër korrupsionit

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 16:09
Jennifer Lawrence

Njëra prej aktoreve më të paguara në botë, Jennifer Lawrence, ka vendosur që në vitin e ardhshëm të mos xhirojë filma të rinj.

Në vend të aktrimit, ajo do të merret me aktivizëm dhe do t’i nxisë të rinjtë që të angazhohen politikisht.

“Në vitin e ardhshëm do të punoj me organizata të ndryshme dhe do të përpiqem t’i angazhoj të rinjtë në nivelin lokal, ndërsa fokusi do të jetë në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Lawrence në një intervistë për Entertainment Tonight.

Muajin e kaluar, aktorja e vizitoi shkollën Cleveland Heights në Ohio, ku me nxënësit kishte folur në lidhje me korrupsionin, ndërsa kishte vënë në pah shumë probleme në këtë fushë.

Veç kësaj, ajo ishte pjesëmarrëse edhe në protestën “Women’s March” duke treguar mbështetjen e saj për femrat në gjithë botën.

Ka kohë që Jennifer është duke e shqyrtuar mundësinë që të bëjë një pauzë në karrierën e saj filmike.

Vitin e kaluar, ajo kishte thënë se dëshironte të bënte pushim nga industria e filmit dhe se do të ndërtonte fermën e saj, meqenëse është rritur në një të tillë në Louisville të Kentuckyt

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat