Lajmi i rrejshëm për vdekjen e Sylvester Stallone pushton rrjetet sociale

Mediale Vip

Lajmi i rrejshëm për vdekjen e Sylvester Stallone pushton rrjetet sociale

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 14:20
Sylvester Stallone

Fytyrat publike janë shumë herë të atakaur nga thashethemet të cilat përhapen me "shpejtësinë e dritës".

Një lajm i rrejshëm për pak minuta ka pushtuar botën mbarë për pak minuta.

Bëhet fjalë për thashethemet për vdekjen e aktorit të njohur Sylvester Stallone, gënjeshtër e cila po përsëritet pas 1 viti e gjysmë.

Në Twitter dhe rrjetet e tjera sociale janë shkruar qindra e mijëra telegrame ngushëllimi për “vdekjen” e 71 vjeçarit.

Thashethemi i përhapur për vdekjen e aktorit të njohur Hollywood-ian me mesazhet në rrjete sociale thoshte se ai vdiq si pasojë e kancerit në prostatë.

Megjithatë, Stallone është viktimë e gënjeshtrës ashtu sikurse edhe shumë emra të njohur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat