Veprimi i fundit i Ritës në Instagramin e Ledrit tregon më së miri raportin mes tyre

Mediale Vip

Veprimi i fundit i Ritës në Instagramin e Ledrit tregon më së miri raportin mes tyre

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 09:58
Rita Ora dhe Ledri Vula

Koncerti i këngëtares me famë botërore, Rita Ora ka pushtuar mediet vendore dhe ato ndërkombëtare tash e dy ditë.

Ajo kishte ardhur special për dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës, meqë rast dhuroi një performancë të mrekullueshme para rreth 300 mijë personave.

Para se të dilte Rita në skenë, ishte reperi Ledri Vula ai i cili ka dhënë një ndër performancat më të mira ndonjëherë, duke përfshirë edhe elemente patriotike në të.

Pasi përfundoi koncertin, reperi kishte shijuar edhe perfomancën e jashtëzakonshme të Ritës e cila me të përfunduar u nis menjëherë për në Londër.

Gjatë ditës së djeshme ka bërë bujë një video në të cilën shihet Rita teksa po e përfaqonte Ledrin para se të nisej në aeroport.

Ndërsa, ishte Ledri ai i cili së fundi ka ndarë disa fotografi nga koncerti i së shtunës dhe menjëherë Rita Ora pëlqeu fotografinë e tij, që tregon se dyshja janë miq shumë të mirë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat