Brenda shtëpisë super moderne të Elvana Gjatës

Mediale Vip

Brenda shtëpisë super moderne të Elvana Gjatës

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 18:10
Elvana Gjata

Elvana Gjata është një nga këngëtaret për të cilën shqiptarët janë krenarë me arritjet e saj jashtë vendit dhe një ndër femrat e showbizit më të komentuara.

Kur vjen puna tek jeta private Elvana është treguar gjithnjë hermetike, megjithatë ditën e djeshme, për herë të parë Elvana Gjata ka bërë një intervistë ekskluzive për “Xing me Ermalin” në shtëpinë e saj.

Kështu publiku arriti të shihte ambientet moderne të shtëpisë së këngëtares, të arreduar me shumë shije.

Intervista filloi me Elvanën dhe Ermalin në banakun e kuzhinës, një ambient komplet në ngjyrë bardhë ku vetëm soba dhe frigoriferi ngjyrë metalizato bënin diferencën.

Më pas teksa Elvana dhe Ermali zhvendosen në këndin e ndenjes, arrihet të shihet edhe tavolina e ngrënies, ngjyrë druri dhe me karrige transparente.

Dhoma e ndjenjes në shtëpisë e këngëtares duket shumë komode me kolltukë të bardhë, një tavolinë pasqyrë në mes, televizorin përballë dhe oxhakun energjik pranë të cilit qëndron një elefant porcelani i madh që sjell fat.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat