Këngëtarja Zaimina Vasjari ka qenë shumë e komentuar javët e fundit.
Më datë 29 të muajit që kemi lënë pas, këngëtarja solli në jetë një vajzë.
Edhe pse ende nuk ka publikuar fotografi me të cilën shfaq fytyrën e vogëlushes të cilën e ka pagëzuar me emrin Khloe, ajo kohë pas kohe sjell imazhe tjera.
Në llogarinë e saj në Instagram, Zaimina ka postuar një fotografi në të cilën shfaq këmbët e vogëlushes.
“Dashuri e pafund, urime vikendi”, ka shkruar ajo mbi fotografinë që mori shumë pëlqime dhe komente nga ana e ndjekësve.