Kërcimi i Ritës me “Shotën” trend në YouTube, videon e poston edhe grimeri i njohur

Mediale Vip

Kërcimi i Ritës me “Shotën” trend në YouTube, videon e poston edhe grimeri i njohur

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 15:37
Rita Ora

Dje rreth orës 13:00, këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora arriti në Kosovë.

Pas konferencës për medie, takimit me kryeministrin Haradinaj dhe takimet e tjera që kishte, Rita mbajti koncert në qendër të kryeqytetit.

Si e ftuar speciale që ishte, Rita ndezi “flakë” gjithë skenën në sheshin “Skënderbej” me performancën e saj para një publiku që përkthyer në shifra ishin rreth 300.000.

Befasia e mbrëmjes ishte performanca e Ritës bashkë me vallëtarët e saj me vallen e “Shotës”, veprim ky që mori vëmendjen edhe nga mediet botërore.

Madje, kjo video ka hyrë në listën e videove “tending” në kanalin YouTube, ndërsa krenarë me këtë veprim është ndjerë edhe grimeri i famshëm shqiptar Mario Dedivanovic, i cili publikoi videon e Ritës me mbishkrimin “Kjo është”, duke vënë emotikona në formë zemre me ngjyrat bardhë e zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat