Vera Ora: Kosova e do Ritën e ajo popullin e saj, jam nënë krenare!

Mediale Vip

Vera Ora: Kosova e do Ritën e ajo popullin e saj, jam nënë krenare!

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 14:25
Rita Ora me nenen

Rita Ora është personazhi më i përfulur në këtë jubile të pavarësisë së Kosovës.

Ajo mbrëmë ka mbajtur koncert madhështor në qendër të Prishtinës.

Për ta ndjekur koncertin madhështor të këngëtares ishin mbledhur publiku më i madh në numër që ka pasur ndonjëherë në ndonjë koncert në Prishtinë.

Natyrisht, se kur kanë parë gjithë atë publik që kishin ardhur për ta dëgjuar Ritën teksa këndonte në sheshin “Skënderbeu”, prindërit e saj janë ndier të emocionuar.

Në llogarinë e saj në Instagram, nëna e Ritës ka postuar një fotografi përmes së cilës shkroi “Dashuria nuk ka limite! Kosova e do Ritën, dhe Rita i do popullin e saj! Ne e pamë sonte! Nënë krenare  [:-)]  #Kosova10@ritaora“.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat