I patë të gjitha nga koncerti i Ritës, por jo edhe këto imazhe që s’i lënë vend imagjinatës

Mediale Vip

I patë të gjitha nga koncerti i Ritës, por jo edhe këto imazhe që s’i lënë vend imagjinatës

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 13:14
Rita Ora

Rita Ora është emri më i komentuar që nga dita e djeshme.

Këngëtarja mbrëmë ka dhënë një performancë madhështore në sheshin e Prishtinës.

Përveç mesazheve që i tha në gjuhën shqipe dhe befasisë që kishte siguruar për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, e që ishte kërcimi me vallen e “shotës”, vëmendjen e mori edhe veshja e saj.

E veshur kuq e zi me një kostum që vinte në pah linjat e këngëtares, Rita ka “ndezur” publikun me performancën e saj.

Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ajo ka postuar disa fotografi të reja në të cilat shfaqet duke u përgatitur për të dalur në skenë, e që janë tejet provokuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat