U komentua se ka bërë buzët, këngëtari i njohur: Nëse gjeni 1 cent botoks, do dal lakuriq mes Tiranës

Mediale Vip

U komentua se ka bërë buzët, këngëtari i njohur: Nëse gjeni 1 cent botoks, do dal lakuriq mes Tiranës

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 08:55
Robert Berisha

Këngëtari Robert Berisha, i njohur ndryshe si bashkëshorti i Nora Istrefit pëlqehet shumë nga femrat shqiptare duke u cilësuar si një ndër meshkujt më të bukur të estradës. 

Ai kujdeset shumë për veten dhe ka patur spekulime që ai ka bërë ndërhyrje kirurgjikale, gjë për të cilën kishte publikuar fotografi dhe faqja e njohur për demaskimet e personave publikë 'Vipat e Bllokut', por Roberti i hodhi poshtë.

Në një intervistë për 'Why Not', ai tha:

"Sot ishte një Vipat e Bllokut, këta janë shumë të fortë. Nuk kam asgjë kundër tyre, shumica e estradës i bëjnë bllok. Unë nuk i bëj, sot do i bëj folloë. Nëse cilido ekspert i botoksit, e gjen vetëm një cent botoks në fytyrën time, trupin tim apo ndonjë operacion, unë do dal lakuriq midis Tiranës, mes sheshit Skënderbej. Për buzë nuk e di a i ka bërë Noizy apo Sinan Hoxha, Robert Berisha i ka natyrale prej zotit."

Gjithashtu pranoi se nuk është kundër operacioneve plastike për femrat pasi duhet të duken gjithnjë bukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat