Elvana Gjata: Unë i jam shumë mirënjohëse Florit për gjithçka!

Mediale Vip

Elvana Gjata: Unë i jam shumë mirënjohëse Florit për gjithçka!

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 06:06
Elvana Gjata

Elvana Gjata dhe Flor Mumajsi kanë qenë për vite bashkëpunëtorë me njëri-tjetrin, ndërsa ndarja e tyre katër vite më parë, na erdhi të gjithëve e papritur. Pavarësisht lajmeve të shumta që qarkulluan, dhe këmbënguljes së medieve për të marrë vesh diçka më shumë,  asnjëri prej tyre nuk foli ndonjëherë për këtë çështje, duke i lënë vend spekulimeve të shumta.

Por e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, këngëtarja Elvana Gjata ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për ndërprerjen e marrëdhënies së saj me kantautorin e njohur.

“Unë i jam shumë mirënjohëse Florit për gjithçka. Nuk do të ndryshojë asnjëherë, jam rritur e formuar artistikisht, kam mësuar shumë. Ne të dy për aq vite sa kemi punuar, kemi bërë revolucion në muzikën shqiptare si në performancë, si në stil… unë jam rritur, jam formuar artistikisht dhe kam mësuar shumë prej ti. Unë nuk i harroj kurrë rrënjët e mia!”, ka thënë këngëtarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat