Flet Olti Curri: Kur i mburr vipat nuk të shkruajnë, kur i kritikon...

Mediale Vip

Flet Olti Curri: Kur i mburr vipat nuk të shkruajnë, kur i kritikon...

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 13:02
Olti Curri

Ai është një nga blogerët më thumbues e njëkohësisht më të pëlqyer në rrjete sociale.

I ftuar në emisionin "Boom", Olti Curri është  shprehur rreth problemeve që ka patur duke shkruar për vipat shqiptar.

"Të bën përshtypje një gjë. Personazhet e njohura nuk të marrin asnjëherë për të falenderuar që ti i promovon, nëse tenton ti ngacmosh pak fare të marrin në telefon. Dhe e di çfarë thonë të gjithë: Unë vetë nuk të lexoj, nuk e hap fare faqen tënde por më thanë këto të shtëpisë. Kam pasur personazhe që më kanë çuar deri në gjyq megjithatë gjërat janë zgjidhur. Janë tërhequr personat që e kanë nisur me inat këtë punë, e kanë kuptuar që është budallallëk i madh. Unë kam pasur probleme të llojit: Pse shkruajte këtë për mua. Nuk është se jam kapur për flokësh siç ka ndodhur me persona që nuk dua tu përmend emrin.Kam pasur gjëra të lehta.Prandaj i mbaj flokët e shkurta,"-përfundon blogeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat