Adelina Tahiri shtatzënë, ja çfarë i bleu vëllai i saj foshnjës

Mediale Vip

Adelina Tahiri shtatzënë, ja çfarë i bleu vëllai i saj foshnjës

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 12:27
Adelina Tahiri dhe vëllau i saj

Tash e sa muaj, këngëtarja Adelina Tahiri ka qenë shumë e komentuar në mediet rozë.

Ditët e fundit, u raportuar se këngëtarja është shtatzënë, kjo ngase ishte fotografuar në koridoret e gjinekologjisë.

Ani pse këngëtarja nuk ka pranuar apo mohuar publikisht këtë lajm, veprimi i fundit i vëllait të saj ishte një lloj konfirmimi i shtatzënisë së Adelinës.

Në Insta-Story, vëllai i Adelinës, Edmondi ka publikuar një fotografi përmes të cilës ka treguar veshjet e markës “Gucci” që i ka blerë si dhuratë për foshnjën.

Meqenëse në veshjet që ka postuar Edmondi në Instagram shihet edhe ngjyra blu, supozohet se këngëtarja po pret djalë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat