Dua dhe Ledri ende miq: Kënga e re e tij, merr përkrahjen e këngëtares

Mediale Vip

Dua dhe Ledri ende miq: Kënga e re e tij, merr përkrahjen e këngëtares

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 11:23
Ledri Vula dhe Dua Lipa

Për 10-të vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Ledri Vula publikoi një këngë të re e cila erdhi si surprizë për fansat e tij.

Këngëtari langoi projektin “I vogël” , një këngë e tekst krejt ndryshe nga ato të cilat ishim mësuar ta dëgjonim këngëtarin.

Pikërisht në këtë këngë, është këngëtarja Dua Lipa ajo që i ka dhënë një like Ledrit në postimin ë tij në Instagram, ku jep lajmin për lansimin e këngës.

Dyshja kanë mbetur ende miq, edhepse dikur patën ca shkëndija dashurie dhe një lidhje e mundshme mes tyre po shihej në horizont.

“I vogël”, ka motive patriotike, që rrëfen për të kaluarën e një fëmije që hedh hapat e parë të jetës në Prishtinën e okupuar të viteve të 80-ta.

Klipi i tëri është xhiruar në Prishtinë, në lagjet më të vjetra të qytetit përfshirë edhe Dardaninë, ndërsa ka elemente të interierit që i takojnë asaj kohe.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat