Është shëndrruar në një nga prezantueset me të dashura të publikut.
E këtë gjë, bukuroshja shqiptare Luana Vjollca e ka arritur fal zgjuarsisë, thjeshtësisë dhe bukurisë që posedon.
Ka javë që Luana na ka shoqëruar me emisionin e saj ‘Shiko kush luan’ çdo të shtune mbrëma, duke argëtuar miliona shqiptarë me një emision që ka përmbajtur skenar dhe regji tejet të përsosur dhe profesionale.
Rubrikat, lojërat dhe sfidat e mysafirëve që ka ftuar për çdo puntatë edhe sot pas përfundimit të emisionit, do të mbetën gjithmonë në memorien tonë.
Luana ka hedhur një fotografi dhe shkrim në Instagram ku ka treguar gjithë kohën, mundin dhe dedikimin e saj që të realizojë një emision jo vetëm si moderatore por edhe si autore e ‘Shiko kush luan’.
Me plotë krenari, bukuroshja Vjollca tha ‘JA DOLA’.
Në fakt, Luana ka të drejtë dhe me plotë meritë t’i thotë këto fjalë, pasi vërtetë ia ka arritur që t’ia del, t’i bëj për vete shumë shikues, të ‘lidhur’ pranë ekranit të televizionit.
Urojmë që Luana të vijë prapë me gjëra të bukura, të paktën kështu i ka premtuar edhe vet ajo!