Prindërit e Rita Orës kanë arritur në Prishtinë

Mediale Vip

Prindërit e Rita Orës kanë arritur në Prishtinë

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 14:53
Rita Ora

Nesër shënohet 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës.

Këtë vit, meqë shënohet dekada e parë e shtetit janë organizuar një sërë aktivitetesh kulturore-artistike.

Qershia mbi tortë e kësaj feste të sivjetme do të jetë këngëtarja kosovare që ka arritur famë botërore, Rita Ora.

Tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet dhe të gjithë presin me padurim që ta shohin nesër në orën 22:00 performancën e Ritës në kryeqytet.

Prindërit e këngëtares kanë arritur para saj, madje ata kanë qenë mbrëmë të ftuar në koncertin që u mbajt për nderë të 50 vjetorit të karrierës së Sabri Fejzullahut.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat