Ylli i repit akuzohet për abuzime seksuale

Mediale Vip

Ylli i repit akuzohet për abuzime seksuale

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 09:15
Nelly

Ai është një nga rreperat më të njohur në skenën ndërkombëtare të muzikës, por duket se këtë herë do të ketë telashe të shumta me drejtësinë. Bëhet fjalë për reperin Nelly, i cili tashmë është denoncuar në polici për abuzim seksual.

Denoncimi është bërë nga një fanse e yllit të muzikës rrep, sipas të cilës abuzimi seksual ka ndodhur më 5 dhjetor, pas konceritit që amerikani ka dhënë në Cliffs Pavilion.

Nga ana tjetër policia ka bërë të ditur se tashmë ka filluar një hetim për abuzime seksuale ndaj Nelly-it, ndërkohë që vetë këngëtari i ka mohuar këto akuza.

Muajin  e kaluar është ngritur edhe një tjetër padi ndaj këngëtarit, i cili edhe atë herë i mohoi akuzat dhe madje ngriti edhe një kundërpadi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat