Brad dhe Sienna? Në ëndrrat tuaja!

Mediale Vip

Brad dhe Sienna? Në ëndrrat tuaja!

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 23:07
Brad dhe Sienna

Epo, me gjithë thashethemet për një lidhje të mundshme mes Brad Pitt dhe Sienna Miller, kemi një lajm: Angelina vazhdon të mbetet e pazëvendësueshme. Burime të afërta të Sienna-s tregojnë se kjo e fundit e ka marrë me shumë humor këtë histori të sajuar, e mesa duket nuk e ka përmbajtur dot të qeshurën, kur miqtë kanë nisur ta thërrasin “Brienna”. Aktorja sapo ka nisur një lidhje me regjisorin e saj në filmin ‘Foxcatcher’, Bennett Miller.

“Ajo është shumë e lumtur me Bennett dhe nuk e ka idenë se nga po vijnë gjithë këto thashetheme”, kanë thënë disa burime për Daily Mail. “Brad është një mik shumë i mirë, por asgjë më tepër.

Është e vërtetë që kanë dalë bashkë në Glastonbury, por të dy kanë qenë nën shoqërinë e një grupi të madh njerëzish”, kanë vijuar deklaratat e mëtejshme.  Me pak fjalë, e vërteta pritet të zbulohet pas pak kohësh, duke parë nëse thashethemet do të jenë ende në qarkullim, apo jo. Se, ‘ku ka zë, s’është pa gjë’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat