Rita me video-mesazh të madh, me “Shotën” paralajmëron koncertin në Prishtinë

Mediale Vip

Rita me video-mesazh të madh, me “Shotën” paralajmëron koncertin në Prishtinë

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 22:27
Rita Ora

Rita Ora pritet që ta “kall” Prishtinën për Ditën e Pavarësisë.

Këngëtarja më famë ndërkombëtare ka lansuar para disa minutave një video-mesazh ku premton shumë befasi për koncertin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë, Rita Ora kishte premtuar ditë më parë se do të këndojë në Prishtinë.

E derisa mbrëmë ajo bëri një bluzë me mbishkrime enkas për Kosovën, ajo sonte ka ardhur me një video mesazh për të gjithë kosovaret.

“Mezi pres që të vije dhe të këndojë për Ditën e Pavarësisë. Jeni të ftuar të gjithë”, thotë Rita në këtë video.

E duket se për këtë Rita është duke u përgatitur mirë dhe befasitë nuk do të mungojnë.

Rita paralajmëron shumë befasi e krejt në fund të videos grupi pas saj bëjnë shqiponjën dy krenare dhe në sfond dëgjohet vallja e Shotës.

Rita Ora pritet që të këndojë të shtunën më 17 shkurt në Prishtinë dhe në skenë pritet të dal rreth orës 22:00 të natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat