Moderatorja e njohur flet për herë të parë për lidhjen me deputetin e PD-së

Mediale Vip

Moderatorja e njohur flet për herë të parë për lidhjen me deputetin e PD-së

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 19:58
Ilda Bejleri dhe Klevis Balliu

Është përfolur shumë në faqet rozë për marrëdhënien mes moderatores së njohur Ilda Bejleri me deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Deri tani asnjëri nuk ka pranuar të flasë rreth kësaj çështje.

E ftuar sot te “Rudina”, Ildës iu shfaqën sërish këto foto në ekran të cilat kur i pa, moderatorja qeshi dhe tha: “Nuk është momenti për të folur për jetën time private”. Por Rudina insistoi që Ilda të zbulonte më shumë duke u shprehur se të gjithë thonë se ata janë të lidhur.

“Klevisin e njoh, e kam mik, është një person me shumë vlera, një shok shumë i mirë”, u shpreh Ilda duke folur kështu për herë të parë për Klevisin edhe pse duke përdorur termin “shok”.

“Nuk është momenti për të folur për ne të dy sepse jam vënë gjithmonë në qendër të vëmendjes për të tilla gjëra”, përfundoi moderatorja.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat