Sëmuret Rita Ora

Mediale Vip

Sëmuret Rita Ora

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 18:26
Rita Ora

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. 

Ajo tashmë ka konfirmuar se do të jetë e pranishme në koncertin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Por, së fundi duket se bukuroshja jonë paksa është sëmurë dhe për këtë duhet të përdor inhalatorin.

“Nebulizer për zërin tim. Do të jem kështu edhe gjatë fluturimit tim me aeroplan prej sodit”, ka shkruar ajo në një video të publikuar në Instagram.

Këngëtarja nuk ka bërë të ditur se sa seriozisht është e sëmurë, ku nuk ka treguar nëse do të ndijojë të jetë e pranishme të shtunën në Prishtinë.

Theksojmë se përmes rrjeteve sociale biondina ka treguar se do të vjen në Kosovë gjatë ditëve në vijim dhe se do të perfomojë rreth orës 22:00 para publikut në Prishtinë.

Ndryshe, Rita është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat