Drake befason pastruesen e hotelit me 10,000 dollarë

Mediale Vip

Drake befason pastruesen e hotelit me 10,000 dollarë

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 17:13
Drake dhe Odelie Paret

Drake ka thënë se ai e do vetëm shtratin dhe nënën e tij, por duket se ai e do edhe Miamin.

Pasi ka lexuar një storie në gazetën ditore “Miami Herald” për zgjatjen e orarit të punës të disa hotelierëve në hotelet Fontainebleau, ylli i hip-hopit vendosi të befasonte një nga pastrueset duke e shpërblyer me një ditë luksoze në qendër bukurie dhe “shopping” në vlerë prej 10.000 dollarësh.

Odelie Paret e cila ka punuar në hotel për dy dekada mori një telefonatë misterioze nga një grua e cila i aranzhoi një masazh në qendrën e bukurisë dhe poashtu edhe një darkë në hotelin ku ajo punon.

Derisa Paret shijoi darkën dhe masazhin e trajtimet e ndryshme në qendër të bukurisë, ajo vazhdimisht përpiqej që të kuptonte se kush ia dhuroi këtë natë të bukur në jetën e saj.

Më pas, një veturë e dërgoi atë në Qendrën Tregtare Brickell. Derisa po ecte pranë një shitore, dikush e preku dhe prapa saj qëndronte hiç më pak se vetë reperi Drake.

“Unë gjithmonë e kam parë atë vetëm në televizor. U lumturova shumë, e falenderoj pafund”, tha ajo për Herald.

Paret nuk iu caktua shuma që mund të shpenzonte por kishte kohë vetëm 45 minuta që ajo të zgjedhte çfarë të dëshironte të blinte.

Mes gjërave që ajo zgjodhi, nuk mungoi një çantë Valentino e as një qafore ngjyrë ari me diamante në vlerë prej 6000 dollarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat