Publikoi imazhin ku burri i kapi të pasmet e u kryqëzua nga ndjekësit: Përgjigjet Emina Çunmulaj

Mediale Vip

Publikoi imazhin ku burri i kapi të pasmet e u kryqëzua nga ndjekësit: Përgjigjet Emina Çunmulaj

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 15:02
Emina Çunmulaj dhe Sam Nazarian

Një imazh që publikoi në Instagram, u bë mollë sherri në mesin e komentuesve të saj, që e kryqëuzuan modelen e njohur shqiptare.

Emina Çunmulaj u shfaq tejet e dashuruar në krahët e bashkëshortit Sam Nazarian, por një gjest i tillë shumë intim i mërziti ndjekësit e saj, që shpërthyen me komente.

“Hala ma palidhje foto s’kam pa”, ishte njëri ndër komentet kritikuese për Eminën, në mesin e shumë të tjerëve.

Por modelka në një postim në Instastory, ka reaguar duke thënë se është hall të të dojë burri, hall mos të të dojë.

 

Always My Valentine ??

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

“Për ato që plasën në veti duke e shiku burrin tek mi kapë të mrapmet, MË VJEN KEEEQQQ”, shprehet ajo duke ironizuar.

Përndryshe, në ditën e Shën Valentinit ajo ka marrë një surprizë të madhe nga bashkëshorti, i cili ia ka dekoruar deri në detajin e fundit dhomën e saj të ndejës me balona e lule të kuqe.

Çifti ka 3 vjet që janë martuar dhe kanë një vajzë Ellan, e po presin t’iu vijë në jetë fëmija i dytë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat