Kanye West riaktivizon llogarinë në Instagram

Mediale Vip

Kanye West riaktivizon llogarinë në Instagram

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 14:28
Kanye West

Kanye West është rikthyer sërish në rrjetet sociale.

Hip hop superylli pasi u largua nga Instagrami ka vendosur që të kthehet dhe të riaktivizojë llogarinë e tij.

Postimet rikthyese të tij janë për Shën Valentin dhe dedikime për bashkëshorten e tij.

 

Kimye

A post shared by Kanye West (@kanyewest) on

Kim po ashtu postoi dedikim për Kanyen në ditën e të dashuruarve.

“Të dua pa kufi. Urime Shën Valentini”, potencoi Kim në postimin e saj.

West mund të mos jetë një përdorues i madh i Instagramit, por ai ka 2.6 milionë ndjekës.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij që e përdor në mënyrë të përditshme platformën sociale i ka 107 milionë përkrahës.

Nuk dihet nëse ritkhimi i Kanye West ka të bëjë me lansim të këngëve të reja prej tij. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat