Kim në mesin e yjeve që bën thirrje të mos përdoren armët

Mediale Vip

Kim në mesin e yjeve që bën thirrje të mos përdoren armët

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 10:45
Kim Kardashian

Kim Kardashian është në mesin e të famshmëve që ka bërë thirrje për kontroll më të rreptë të armëve.

Thirrja e saj lidhet me sulmin e mbrëmshëm që ndodhi në një shkollë në Florida ku të vdekur kanë mbetur 17 nxënës.

“Ua kemi borxh fëmijëve tanë dhe mësuesve tanë që t’i mbajmë të sigurt derisa ata ndodhen në shkollë”.

“Duke u lutur kjo nuk do të bëhet. Andaj i bëjë thirrje Kongresit që ta bëjë punën e vetë dhe t’i mbrojë amerikanët nga dhuna e pakuptimtë nga armët”, ka shkruar Kim në rrjetet sociale.

Thirrje si ajo kanë bërë edhe të famshëm të tjerë, si: Reese Witherspoon, Nancy Sintara, Ellen DeGeners, Julianne Moore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat