Ermal Meta flet shqip e ka një mesazh për median shqiptare: Po gaboni rëndë ...

Mediale Vip

Ermal Meta flet shqip e ka një mesazh për median shqiptare: Po gaboni rëndë ...

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 23:20
Ermal Meta

Ermal Meta flet shqip. Këtë herë ka folur në gjuhën e tij, Ermal Meta dhe ka një mesazh për të gjithë mediat dhe gazetarë shqiptarë.

Ai kërkon që të mos spekulohet me jetën e tij.

‘Mos spekuloni me jetën time’, shkruan këngëtari shqiptar që fitoi Sanremon.

Ja çfarë shkruan Ermal Meta në Facebook:

Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë:

Mos spekuloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër.

Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.

Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla.

Faleminderit për vëmendjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat